Lajmet e fundit

Fituesi i Big Brother Vip Kosova, Lumbardh Salihu po gjendet në Spanjë së bashku me të dashurën e tij, Kader.
Kjo eksperiencë dyshes iu mundësua nga Art Motion, njofton klankosova.tv
Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, dyshja përveç shumë informacioneve që dhanë, treguan nëse janë pajtuar me Edona James.
“Raporti me Kaderin është fantazi, nuk ka asnjë fije peri që hyn mes nesh. Edona James më bëri folloë dhe ia ktheva. Respekt për Edonën se ajo nashta si ka pas fjalët më të mira në botë, por unë e respektoj” – tha Lumi.
Derisa, çifti tregoi se ata po kalojnë shumë mirë dhe falënderuan ArtMotion për këtë eksperiencë.
“Shumë bukur, unë si finalist e kam pranuar një dhuratë nga Artmotion për me pas një La Liga eksperiencë, dhe aty e kemi takuar edhe futbollistin Vedat Muriqi. Më së shumti nga ka pëlqy klima, na ka ndihmu për me tejaklu krejt stresin, kemi pasur shumë nevojë. E falënderoj Artmotion” – tha ai, njofton klankosova.tv
Mësoni më shumë duke ndjekur videon në vijim: