“Vëllai i Madh” ka zgjedhur një lojë mjaft interesante për sfidën e buxhetit.
Se çfarë sfide dhe si do ta zhvillojnë këtë lojë, ua ka lexuar Lumbardhi.
“Banorë, sfida e buxhetit këtë herë vjen si lojë volejbolli me të gjithë ju të përshirë. Të ndarë në dy grupe me nga shtatë persona. Në ekipin e Lumbardhit përfshihen Santiana, Kaderi, Alba, Ardi, Mirdoni dhe Iliriana. Në ekipin e Blerandos përfshihen Shqipja, Linda, Edona, Adri, Ganiu dhe Ylli. Kryesuesi i secilit ekip është në qendër të fushës dhe është i lidhur me të gjithë lojtarët me një rrjet. Loja fillon me topin që duhet ta bartni nga fusha në fushë me maksimumin pesë prekje në secilën fushë. Në momentin që topi bie në fushë tjetër, lojtarët që mbesin pa top përpos Lumbardhit dhe Blerandos në qendër ndërrojnë pozicionin e tyre. Topi nuk guxon të preket gjashtë herë, topi nuk guxon të prek rrjetën, topi nuk guxon të bie në tok”, ka shpjeguar Lumbardhi.
Por për të kuptuar më qartë këtë lojë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=brfiQEpRpnU
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: