Sfida e Buxhetit për këtë javë ka ngjallur diskutime për banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2 të cilët prisnin në radhë për të hyrë në dhomën e lojërave për të kryer sfidën.
Në mesin e atyre banorëve që ishin duke diskutuar më shumë ishin Ardi dhe Lumbardhi që flisnin se si mund të jetë loja dhe si do t’u shkojë pasi do të jenë të ndarë në grupe.
Ardi ishte prej banorëve ai që e lexoi sfidën e Vëllait të Madh dhe ua interpretoi atyre se si ta realizojnë atë.
Në lojë janë katër ngjyra të topave që banorët nga dy në çifte brenda dy minutave duhet të fusin topat në katër kosha e t’i ndajnë në bazë të ngjyrave të caktuara.
https://www.youtube.com/watch?v=PK9LGF-RBXE
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: