Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu u prit sot nga familja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Salihu tha se ndihet i nderuar nga pritja që iu bë nga familja Rugova, duke shtuar se ish-presidenti historik është heroi i tij politik.
Tutje, ai falënderoi për mbështetjen e rrugëtimit të tij politik, Ukë Rugovën.
“Ndihem jashtëzakonisht i nderuar nga pritja e familjes Rugova, familjes së Presidentit historik të Republikës së Kosovës, i cili ka qenë dhe mbetet heroi im politik. Falënderoj veçanërisht Ukë Rugovën për mikpritjen dhe mbështetjen e tij në rrugëtimin tim politik”, ka shkruar Salihu.
https://www.youtube.com/watch?v=tioomQXL01I
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.