Aktori Lum Veseli, i cili u bë i njohur me filmin “Shok”, që Kosovën e dërgoi deri te çmimi prestigjioz Oscar, do të jetë pjesë e koncertit të madh humanitar që do të mbahet në Vatikan më 3 shtator, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezës.
“A guxoj pak me ju pengu? Veç deshta me ju tregu sa i lumtur jam sot unë Lumi që falë Dijana Toska edhe unë jam pjesë e programit të shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet me 3 shtator në Vatikan. Edhe përnjime nuk po e di a jam më shumë i lumtur apo krenar. Hej more! Simbolit të paqes në mbarë botën, të madhërishmen Nënë Terezë! A është pak me e përsërit ”Oh sa mirë me qenë shqiptar!”, ka shkruar Veseli./kultplus
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.