Lajmet e fundit

Vladimir Kanevsky kur ishte në Ukrainë ushtronte profesionin e arkitektit, mirëpo kur u zhvendos në New York ai nuk kishte mundësi që ta ushtronte profesionin e tij.
Kështu që në një vend të panjohur ai u detyrua që të punojë një punë tjetër në mënyrë që të nxjërrte bukën e gojës, transmeton Klan Kosova.
Kështu që ai filloi që të bëjë lule prej porcelani, ndonëse në atë kohë i urrente shumë, transmeton Klan Kosova.
Por puna e tij bëri bujë deri në Evropë e madje disa nga to u bënë pjesë e koleksionit të shumë mbretërive.
Në të pesëdhejtat ai filloi që të punojë në Dior, e tani kur ishte më stabil në punën e tij, ai bënë lule porcelani për para kurse skulpturat për pasion.
Në ekspozitat e tij në gjithë botën, ai arrin që të përziej porcelanin me skulturën.
Ai shprehet se tani është në një pikë të rëndësishme të karrierës dhe është shumë i lumtur.
Më poshtë mund t’i shikoni disa prej punimeve të tij të bukura prej porcelanit.