"Lule mos më harro" ka zënë vend në brendësinë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani", duke i dhënë një frymë dhe pamje më ndryshe.
Instalacioni i artistit kosovar, Petrit Halilaj dhe atij spanjoll Alvaro Urbano, përfshin një ekspozitë në kuadër të festivalit Autostrada Biennale.
Lulet të cilat janë shumë të mëdha paraqesin dashurinë e dy artistëve. Halilaj para mediave ka thënë se lulet e vogla që ata i kishin dhënë njëri-tjetrit i kanë shndërruar në masive.
"Këto lule i kemi bërë shumë të madha që ia kemi dhënë njëri-tjetrit jemi bashkë për dhjetë vjet. Pa ato lule që ia kemi dhënë njëri-tjetrit nuk do të kishim kuptim këto lule të mëdha", ka thënë artisti kosovar.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 11 shtator, njofton Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.