Lajmet e fundit

Luksemburgu ka fituar ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës me rezultat të thellë, 4:1 në kuadër të Euro 2024.
Mathias Olesen në minutën e gjashtë, Gerson Rodrigues në të 30-tën dhe të pestën e lojës shtesë në pjesën e dytë, si dhe autogoli i Nihad Mujakiqit në të 55-tën e arritën numrin katër për vendësit.
Ndërkaq, Renato Gojkoviqi në të 89-tën e shënoi golin e vetëm për boshnjakët.
Luksemburgu me këtë fitore numëron 14 pikë në vendin e tretë të grupit J, dhe nuk ka më gjasa për kualifikim, teksa Bosnja ka nëntë në vendin e pestë.