Lajmet e fundit

Luke Shaw ka pësuar një lëndim shumë serioz gjatë ndeshjes së mbrëmshme në mes Manchester United dhe PVS.
Ai e ka thyer këmbën gjatë lojës dhe është fotografuar në lot, duke përjetuar një dhimbje të madhe pas këtij lëndimi.
Trajneri i Manchester United, Louis van Gaal ka thënë se mbrojtësi Luke Shaw ishte me lot pasi këtij lëndimi të tmerrshëm që do ta privojë nga ndeshjet për të paktën gjashtë muaj.
Bota e futbollit mbeti e tronditur, pasi që mbrojtësi i PVS Hector Moreno, e ka lënë 20 vjeçarin Shaw me një frakturë të dyfishtë në këmbën e tij të djathtë.
Shaw është trajtuar me oksigjen para se të bartej me karrocë për në spital. Ai do të kthehet në Manchester të mërkurën për ta kryer një operacion.