28.02.2019 · përditësuar para 2694 dite1 min lexim
Aktori Luke Perry ka pësuar sulm në tru dhe aktualisht është në spital.
Ambulanca ka shkuar në shtëpinë e Perry në Sherman Oaks rreth orës 9:40.
52-vjeçari që luan rolin e babait të Archit, Fred Andrews, në "Riverdale", ka qenë në Los Angeles së fundmi duke realizuar xhirimet e këtij seriali.
Sulmi i Perry ndodhi për koincidencë në ditën kur Fox njoftoi se do ta ristartojë "Beverly Hills, 90210" - seriali në të cilin ai fitoi famë duke luajtur rolin e Dylan McKay.
Ndërsa shumica e ish-kolegëve të tij do të jenë në serial, Luka nuk ka nënshkruar kontratën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.