Lajmet e fundit
Babai i sulmuesit të Everton beson se i biri, që ka shënuar 25 gola këtë edicion, është gati t’i bashkohet gjigantëve europian.

Romelu Lukaku është gati të luajë për Manchester United apo Bayern Munich, mendon babai i tij.
22 vjeçari, që tek Everton kaloi nga Chelsea për 28 milionë funte më 2014, ka shënuar 25 gola në 36 paraqitje këtë edicion.
Belgu ka qenë i lidhur me një transferim tek skuadrat më në zë të Europës, dhe babai i tij menon që koha për këtë gjë ka ardhur.
“Ai është i gatshëm. E shoh që ka interesim nga skuadra të mëdha”.
“Mendoj që ai duhet të transferohet tek Manchester United apo Bayern Munich”.
“United është ende skuadër në ndërtim, ndërsa Bayern është në funksion. Duhet vetëm që Lwandowski të largohet”.