Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, është shprehur shumë i lumtur që do të ketë mundësinë të luajë bashkë me Zlatan Ibrahimovic, duke thënë se Djajve u nevojitet një lojtar me mentalitet të tillë në skuadër, njofton Klan Kosova.
“Unë i pata thënë Zlatanit se shpresoj shumë që ai do të kthehej, ne na nevojitet një personalitet i tillë. Ai i sjellë shumë kualitet ekipit dhe do na ndihmojë në fitimin e trofeve”.
“Unë nuk ndjej frikë në garën për sulmues, as frikë ndaj Zlatanit. Gjërat për mua po shkojnë shumë mirë në United”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.