Lajmet e fundit

Romelu Lukaku i ka thënë Manchester United-it se dëshiron që të largohet pasi që do që t’i bashkohet Interit, sipas raportimeve nga ESPN FC.
Përfaqësuesi i Belgjikës druhet se nuk është më zgjedhja e parë te United, mirëpo trajneri Ole Gunnar Solskjaer do që ai të luftojë për vendin e tij pasi e ka konfirmuar që nuk kanë ardhur oferta për të.
Sidoqoftë, Interi është raportuar të ketë mbajtur bisedime për transferimin e tij, mirëpo Djajtë e Kuq kërkojnë 80 milionë funte për shitjen e ish-lojtarit të Chelsea-s.