Lajmet e fundit

Sulmuesi Romelu Lukaku nuk e ka të sigurt të ardhmen në Manchester United.
Prandaj belgu po llogarit në opsione të tjera. Një prej tyre është kampionati italian, pasi që ai nuk është i sigurt se bën pjesë në planet e trajneri Ole Gunnar Solskjaer, shkruan Manchester Evening News, transmeton Klan Kosova.
Lukaku nuk e kishte fare në mëndje largimin nga Old Trafford derisa aty trajner ishte Jose Mourinho, por që Solskjaer dallon në këtë aspekt.
Ai është i qetë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit, por që mbetet i hapur për një kalim te ndonjë klub nga Serie A që prej sezonit të ri.