10.06.2023 · përditësuar para 1148 dite1 min lexim
Romelu Lukaku ishte figura 'tragjike' e Interit në humbjen nga Manchester City në finalen e së shtunës në Ligën e Kampionëve.
Lukaku, ani se u inkuadrua në pjesën e dytë, pati disa mundësi të arta që të realizojë.
Belgu rastin më të mirë e pati në minutën e 88’, kur nga afërsia nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.
Në një moment madje edhe e bllokoi gjuajtjen e bashkëlojtarit të tij.
Lukaku në shumë momente këtë sezon ishte lojtar kyç i Interit, por sot nuk ia deshi.