Lajmet e fundit

Sulmuesi Romelu Lukaku e ka pranuar se do të ishte i hapur për ta lënë Manchester United që të luajë në Itali.
Belgu ka njoftuar se Kampioni i Serie A ka në plan një projekt të madh, shkruan Sky, përcjell Klan Kosova.
A jeni i hapur që në të ardhmen të kaloni në Serie A?, ka qenë pyetja drejtuar Lukaku, i cili është përgjigjur me: “Pse jo? Shpresoj që të ndodhë”.
“Juve ka një projekt të madh. Ata çdo vit po provojnë që të forcohen”.
“Pa asnjë dyshim, Juve është një prej tre klubeve më të mira në Evropë. Ata kanë një trajner të jashtëzakonshëm dhe lojtarë të tillë në secilën pjesë të fushës”.