Sulmuesit e skuadrës italiane Inter, Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez janë në formë të lartë në të gjitha garat.
Që të dy kanë shifra identike sa i përket kontributit në gola këtë sezon për neroazzurët dhe të dy janë përfshirë nga 13 herë nga muaji prill e deri më tani përcjell klankosova.tv.
Përderisa Lukaku i ka 8 gola e 5 asistime, Martinez ka 10 gola e 3 asistime.
Gjatë kësaj periudhe më mirë se ta në top 5 ligat evropiane qëndron vetëm Erling Haaland që është 14 herë i përfshirë në gola.
Norvegjezi ka kontribuar për Cityn me 10 gola e 4 asistime.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë përballja e tyre kryesore me 10 qershor në Stamboll.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.