Lajmet e fundit

Sulmuesi i sapoardhur në Chelsea, Romelu Lukaku, nuk do të jetë gati për të luajtur këtë fundjavë, por do të jetë në fushë kundër Arsenalit të dielën e ardhshme.
Rekordi i blerjes në Chelsea prej 115 milionë eurove mbetet në karantinë dhe ai do të humbasë ndeshjen hapëse të sezonit të klubit, të shtunën kundër Crystal Palace.
Lukaku do të fillojë stërvitjen të hënën, në përgatitje për ndeshjen e së dielës së ardhshme kundër skuadrës së Mikel Artetas, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.
"Romelu është ende në karantinë dhe po ndjek protokollet. Ai do të jetë jashtë të hënën duke bërë të gjithë stërvitjen me ne javën e ardhshme dhe do të luajë për ne kundër Arsenalit, ky është plani", u tha Tomas Touchel gazetarëve.