Lajmet e fundit

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, ka lëshuar një deklaratë përmes agjentit të tij, Mino Raiola, ku ka kërkuar nga fansat që të ndalojnë së kënduari këngën që e lartëson madhësinë e organit të tij gjenital.
Përmes agjentit të tij, Mino Raiola, Lukaku e ka ritheksuar dëshirën e tij që ky këndim të pushojë.
“Ai do të dëshironte që kjo këngë të ndalej. Ata më shumë po flasin për këngën se sa për futbollin që ai po e luan. Kjo është thënia ime dhe e tij”, tha Raiola, siç raportohet nga The Times.