Lajmet e fundit
Mesfushori kroat ka thënë se trajneri dhe stafi i tij gjetën defektin e mbrojtjes së torinezëve, të cilin e shfrytëzuan gjatë ndeshjes

Luka Modriq ka treguar se cili është sekreti prapa triumfit të Real Madrid ndaj Juventus në finale të Ligës së Kampionëve.
Futbollisti kroat gjatë një interviste për mediat e vendit të tij ka zbuluar se Zinedine Zidane kishte gjetur pikat e dobëta të italianeve.
“Zidane dhe stafi i tij gjetën dobësinë e mbrojtjes së Juventus, kështu që gjatë javës, në përgatitje për finalen, ne praktikuam skemat e udhëzuara".
"Mbrojtja e Juve është e aftë kur vjen puna për krose, por jo kur vjen puna për pasime të ulëta".
"Në këtë aspekt punuam dhe në këtë mënyrë kemi shënuar tre gola. Urime trajnerit për atë detaj, i cili ishte kyç në finale".