Pas magjisë së UEFA Champions League, që vjen këtë mbrëmje në platformën Artmotion, vazhdohet edhe me një sfidë interesante nga NBA.
Duke filluar nga ora 01:30 pas mesnate, në Art Sport 1, transmetohet përballja Brooklyn – Dallas, nën komentimin e Petrit Zeqirit.
Brooklyni është i pari në lindje me 16 fitore dhe 7 disfata, teksa në këtë përballje vjen pas një disfate, që e pësoi së fundmi nga Chicago Bulls dhe do të mundohet të kthehet te rrugët pozitive dhe të fitores.
Nga ana tjetër, skuadra e Dallasit po vuan këtë edicion dhe ka rekord prej 11 fitoreve e 11 humbjeve, duke pësuar madje në dy ndeshjet e fundit radhazi.
Ky duel pritet të jetë shumë atraktiv dhe spektakolar, prandaj nuk duhet humbur.
5-shet e mundshme startuese:
Brooklyn: Harden, Mills, Brown, Durant, Aldridge
Dallas: Donçiq, Hardaway Jr, Finney Smith, Porzingis, Powell
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.