Atletja shqiptare, Luiza Gega, është shpallur kampione e Evropës në 3 mijë metra vrapim me pengesa.
Ky është moment historik për atletikën shqiptare por edhe për vet garuesen, ku Komiteti Olimpik Shqiptar ka bërë të ditur se që nga metri i parë deri në të fundit ajo e dominoi garën.
“Gega dominoi garën dhe arriti të fitonte me kohën 9 minuta 11 sekonda e 31 të qindtat, duke marrë medaljen e artë dhe ngjitur Shqipërinë në majën e Evropës. Një garë e jashtëzakonshme e Gegës, që tregon se është ylli i sportit shqiptar”, thuhet në njoftimin e KOSH-it, transmeton Klankosova.tv.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.