Lajmet e fundit

Qendërmbrojtësi i Chelsea, David Luiz ka folur rreth të ardhmes së tij në klubin londinez.
31 vjeçari ka thënë se nëse do të qëndronte edhe këtë edicion trajneri, Antonio Conte, ai do të largohej nga blutë për shkak të angazhimit të pakët që kishte edicionin e kaluar në fanellën e Chelsea.
Luiz nuk është i pari që ka këtë qëndrim lidhur me angazhimin në ekip, duke pohuar se largimi i Conte nga Stamford Bridge, është arsyeja e tij kryesore pse ka vazhduar me fituesin e gjashtëfisht të Premier Leagues.
Ai shpreson të jetë startues në formacionin bazë, në ndeshjen e së dielës kundër Newcastle, transmeton Klan Kosova.