Trajneri i kampionëve të Evropës, PSG-së, ka folur në konferencën për shtyp, para ndeshjes së dytë në Ligën e Kampionëve.
Ai ka folur rreth mungesave dhe ka pohuar, që është "mëkat" që kjo ndeshje nuk do të ketë, lojtarët më të mirë nga të dy skuadrat, duke aluduar edhe në mungesat e Barcelonës.
Ai thuri lavde për Barcelonën, e në veçanti për mesfushorin Pedri:
“Pedri është Harry Potter për mua. Shpresoj të mos e sjellë shkopin magjik nesër!”.
Ai po ashtu foli për lidhjen që ka me Barcelonën, pas shumë viteve si lojtar e trajner.
“Më pëlqen shumë të shikoj Barçën! Më pëlqen shumë mënyra se si luan kjo skuadër. E dini që unë jam një aksioner i tyre, jam një tifoz, i ndjek ndeshjet të gjitha.
Barcelona është shtëpia ime. 8 vjet si lojtar, 6 vjet si trajner, midis ekipit të të rinjve dhe ekipit të parë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.