Lajmet e fundit
Atletico Madrid është duke u munduar që të rikthej mbrojtësin Felipe Luis.

Në terma gjeneral, Atletico Madrid kurrë nuk do të investonte në një mbrojtës që është afër të 30-tave.
Megjithatë, Felipe Luis është mbrojtësi që Simeone e do në skuadrën e tij me çdo çmim. Klubi e di se i duhen përforcime për krahun e majtë, por blerja 20 milionëshe e tij nga Chelsea vitin e shkuar do të thotë që londinezët nuk do ta shesin lirë.
Ideja fillestare për ta huazuar është venitur me kalimin e kohës.
Luis nuk ka filluar parasezonin me blutë, pasi ishte pjesëmarrës në Copa America, duke eliminuar mundësinë e një takimi sy më sy me Mourinhos, por klubi duket se nuk është i gatshëm të humbë mbrojtësin pa nxjerrë përfitime.
‘Los Rojiblancos’ kanë mungesë fondesh dhe nuk janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë, por kanë shprehur interesim për të negociuar.