Siç edhe e kishte paralajmëruar disa ditë më parë, ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, këngëtari Gjon Karrica ka publikuar video projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Wow”.
Karrica, tanimë i njohur më tepër si Lugati falë eksperiencës së tij në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, i ka bashkëngjitur këngës një video klip unik duke iu përshtatur karakterit të tij kontrovers, përcjellë Klankosova.tv.
Për më shumë detaje, ndiqeni këngën më të re të Lugatit në linkun e mëposhtëm.
Përndryshe, Lugati është larguar nga formati televiziv Big Brother VIP Kosova për shkak të problemeve shëndetësore.
https://www.youtube.com/watch?v=1w5ynGdPkUk
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.