Më e mira që do duhej të bëni kur ndjeheni të stresuar është të kuptoni se si të gjendeni në atë situatë.
Përveç menaxhimit të emocioneve e mendimeve negative, rëndësi ka edhe gjërat që duhet t’i hani, transmeton Klan Kosova.
Ne do ju tregojmë se cilat janë disa nga ushqimet që reduktojnë stresin, pra ato që duhet pjesë e shujtave tuaja.
Frutat e thata
Frutat e thata janë aleatet më të mira kundër stresit, bajamet, arrat e lajthit janë të pasura me vitaminë B, e cila ka veti të përmirësojë gjendjen shpirtërore.
Banane
Mjekët por edhe nutricionistët veçojnë vetitë e bananes si antistres e ideale për luftuar ankthin. Banania është e pasur me vitaminë A dhe B.
Kosi
Kosi natyral është probiotikë i mirë që mund të hahet, pasi ndihmon zvogëlimin e çdo lloj inflamacioni dhe rregullon procesin e tretjes. Kosi është i mirë edhe për sistemin nervor pasiqë është i pasur me proteina që nxisin sintetizimin e tripofanit.
klankosova.tv