Flakët u shuan shpejtë.
Por, me këtë shpejtësi nuk do të shërohen edhe plot 10 persona që morën lëndime të rënda nga dronët rusë në orët e para të së enjtes në qytetin Mykolaiv të Ukrainës.
Ekipet emergjente bashkë me ato mjekësore u paraqiten në vendngjarje pak kohë pas shpërthimit, nga ku edhe bartën plot persona që e pësuan nga sulmi i radhës i Rusisë.
Këta pohojnë se nga gërmadhat nxorën edhe një grua me të tre fëmijët e saj që kishin mbetur brenda kur objekti u rrënua tërësisht.
Në total, forcat ajrore thonë se Rusia gjuajti 145 dronë "Shahed" dhe dronë "decoy" gjatë natës duke synuar të paktën gjashtë rajone të Ukrainës.
Ata konfirmuan se 85 dronë u shkatërruan nga mbrojtja ajrore, 49 të tjerë u "humbën nga radarët" ose u bllokuan.
https://youtu.be/bsvCCS7yT04
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.