Fiks 28 vjet më parë, Gllogjani i Deçanit u rrethua nga forcat serbe të cilat besohet se cak patën familjen Haradinaj.
Këta të fundit nuk u dorëzuan, por bashkë edhe me pjesëtarë tjerë të UÇK-së, luftuan kundër tyre, raporton Klan Kosova.
Kjo betejë për Haradinajt qe e pritshme, andaj u përgatitën herët.
Ramush Haradinaj, në nderim të kësaj date, e dekoroi gjeneralin Kudusi Lama me medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”.
Një tjetër e mori vetë nga Organizatat e dala nga lufta.
Paraprakisht, në Gllogjan pati edhe homazhe, ku ndër pjesëmarrësit ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Në këtë Epope kanë rënë heroikisht Agron Mehmetaj, Gazmend Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.
https://www.youtube.com/watch?v=5F5qyvWZbBI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.