Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropianë zhvillojnë sot në Paris një raund bisedimesh të rëndësishme me fokus përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, në një nga angazhimet më të larta transatlantike që nga fillimi i vitit.
I dërguari special i Presidentit Donald Trump, Steve Ëitkoff, dhe senatori Marco Rubio, i cili vepron aktualisht si kryediplomati amerikan në këtë proces, do të takohen me homologët e tyre nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania. Në takim do të marrë pjesë edhe Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy.
Ky takim vjen në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon të marrë jetë, siç u dëshmua së fundmi nga sulmet me raketa ruse që shënuan viktima.
https://youtu.be/zbivhIiwOMw
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.