Lajmet e fundit

Një anije patrullimi ruse është përmbysur në Detin e Zi pasi është sulmuar nga dronët, sipas inteligjencës ukrainase.
"Sergei Kotov" dyshohet se është goditur në orët e para të mëngjesit të së martës.
Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se anija e flotës së Detit të Zi pësoi dëmtime në pjesën e prapme, si dhe në anën e djathtë dhe të majtë.
Kremlini ende nuk ka komentuar, por disa rusë konfirmuan fundosjen e Sergei Kotov.
Zyrtari ukrainas i inteligjencës, Andrii Yusov, i tha transmetuesit ukrainas RFERL se marinarët në bord ishin vrarë dhe plagosur.
"Sergei Kotov" është një nga katër anijet patrulluese e përgatitur për Projektin 22160 të Marinës Ruse. Ajo ishte sulmuar më parë nga Ukraina në shtator të vitit të kaluar.
Sipas Ukrainës, anija luajti një rol në sulmin në ishullin "Snake" në ditën e parë të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, së bashku me anijen "Moskva".
"Moskva" u fundos nga Ukraina në vitin 2022. Rusia aneksoi ilegalisht gadishullin e Krimesë nga Ukraina pothuajse 10 vjet më parë. Në muajt e fundit Ukraina ka goditur vazhdimisht flotën ruse të Detit të Zi të vendosur në gadishull, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.