Lajmet e fundit

“Talia e Flakës” ka karakter garues dhe për çmimet e më të mirëve janë duke konkurruar shumë shfaqje kombëtare.
“Talia e Flakës”, që është duke u mbajtur tash e sa ditë në kuadër të Manifestimit Tradicional “Flaka e Janarit" tash e sa ditë ka ngjallur qytetin e Gjilanit, transmeton KultPlus.
Në mbrëmjen e së hënës është shfaqur shfaqja “Lufta në kohën e dashurisë”, me regji të Blerta Rrustemit Neziraj dhe audienca për këtë shfaqje ishte aq e madhe, sa një pjesë e tyre ishte ulur edhe në tepihun e Teatrit Profesionist të Gjilanit.