Kryeministri britanik, Keir Starmer ka telefonuar udhëheqësin e Gjermanisë, Ukrainës dhe NATO-s, për të diskutuar luftën në Iran.
Kjo vjen përpara se sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, të organizojë një takim nesër.
Në këtë takimin pritet që të flitet në lidhje me Ngushticën e Hormuzit, raporton Sky News.
Starmer foli me kancelarin gjerman Friedrich Merz, shefin e NATO-s Mark Rutte dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ata diskutuan luftën në Iran dhe, më e rëndësishmja, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.