Rritja e çmimeve të karburanteve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme po shtyn konsumatorët globalisht drejt automjeteve elektrike.
Në Australi dhe tregje të tjera, shitjet e makinave elektrike, veçanërisht ato të përdorura, janë rritur ndjeshëm, ndërsa çmimet kanë pësuar rritje deri në 20%. Tendencë pozitive është regjistruar edhe në SHBA, Kinë dhe Vietnam, ku prodhuesit raportojnë rritje të fortë të shitjeve.
Ekspertët vlerësojnë se krizat e njëpasnjëshme të energjisë, përfshirë luftën në Ukrainë dhe tensionet aktuale, po përshpejtojnë kalimin drejt alternativave si automjetet elektrike.
Nëse çmimet e karburanteve mbeten të larta, pritet që ky trend të forcohet edhe më tej në muajt në vijim./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.