Lajmet e fundit

Një vogëlushe e cila u përpoq t’i bënte një rreng babait të saj duke e goditur atë me jastëk me siguri nuk ka marrë përgjigjen që priste.
Video gazmore familjare tregon momentin se si një vajzë e vogël vrapon nga dhoma e gjumit drejt babait i cili qëndron i ulur në dysheme dhe e godet në kokë dy herë me jastëk.
Për t’i kthyer “përgjigje”, teksa ajo largohet, babai i hedh jastëkun në kokë dhe e rrëzon atë në tokë.
Më pas fëmija duket sikur është gati të qajë por kur dëgjon prindërit që qeshin, lotët e saj kthehen në nënqeshje.
Klipi i filmuar në Shtetet e Bashkuara është postuar në Youtube nga Gabriel Russ dhe ka marrë mbi 900 mijë klikime./ oranews