Lajmet e fundit

Mbi 700 njerëz janë vrarë në Liban këtë javë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.
Izraeli ka përshkallëzuar në mënyrë dramatike sulmet , duke thënë se po synon kapacitetet ushtarake të Hezbollahut dhe komandantët e lartë të tij.
Zyrtarët e lartë izraelitë kanë kërcënuar se nëse zjarri i Hezbollahut vazhdon, do ta shkatërrojnë Libanin ashtu siç bëri në Gaza.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerësoi të enjten se më shumë se 200 mijë njerëz janë zhvendosur në Liban që kur Hezbollahu filloi të gjuante raketa në veri të Izraelit në mbështetje të Hamasit.
Shtetet e Bashkuara, Franca dhe aleatët e tjerë kërkuan së bashku një armëpushim 21-ditor, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Ministri i Jashtëm i Libanit tha se vendi i mirëpriti përpjekjet për armëpushim dhe dënoi "shkatërrimin sistematik të fshatrave kufitare libaneze nga Izraeli".
Automjetet ushtarake izraelite janë parë duke transportuar tanke dhe automjete të blinduara drejt kufirit verior të vendit me Libanin dhe komandantët kanë bërë thirrje rezervistësh.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli po godet Hezbollahun "me forcë të plotë" dhe nuk do të ndalet derisa të arrihen qëllimet e tij.