Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Izraelin se organizimi i një ofensive ushtarake në qytetin jugor Rafah të Gazës pa planifikimin e duhur do të ishte një "katastrofë".
Rreth 1.5 milionë palestinezë po mbijetojnë në qytetin në kufi me Egjiptin në kushte të rënda humanitare, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Shtëpia e Bardhë tha se nuk do të mbështesë operacione të mëdha pa konsiderimin e duhur për refugjatët atje.
Komentet vijnë disa ditë pasi udhëheqësi izraelit tha se ushtrisë i ishte thënë të përgatitej për të operuar në Rafah.
Duke folur të enjten në mbrëmje, dhe pa iu referuar Rafahs, presidenti i ShBA-ve, Joe Biden tha se veprimet e Izraelit në Gaza kishin qenë "të tepruara".
Sulmet ajrore të raportuara izraelite në Gaza të premten vranë të paktën 15 persona, përfshirë tetë në Rafah, thanë zyrtarë nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.