Lajmet e fundit
Tifozët napolitanë kanë gjetur një mënyrë ndryshe për t'i ndihmuar skuadrës së tyre para përballjes me Real Madrid

Nëse nuk mund t'i mposhtësh në fushë, harxho orë të tëra jashtë hotelit të tyre duke kënduar dhe bërtitur deri në mëngjes.
Kjo mund të jetë ideja mbi të cilën tifozët e Napoli ndërtuan planin e tyre për t'i lënë pa gjumë lojtarët e Real Madrid, para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti spanjoll e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 3-1, duke ia lehtësuar vetes punën për përballjen finale me napolitanët - të cilët synojnë përmbysjen e rezultatit.
https://twitter.com/MARCAinENGLISH/status/839095808217739268?ref_src=twsrc%5Etfw