Lajmet e fundit

Në vitin 2014, fotografja Lora Scantling realizoi një fotografi të tre vajzave të cilat luftonin kancerin.
Tani, tre vite më vonë, ajo ka ribashkuar këto vajza, më të shëndetshme dhe më të forta, për një fotografi tjetër.
Babai i Scantling kishte humbur betejën me kancerin, andaj ajo zgjodhi që të realizonte diçka që përçon mijëra emocione pa pasur nevojë për fjalë.
Ajo zgjodhi këto tre vajza, Rylie trevjeçare, Rheann gjashtëvjeçare dhe Ainsley katërvjeçare, të cilat nuk e kishin njohur njëra tjetrën deri në ditën e fotografimit.
Në fotografinë e 2014-ës vajzat shihen të përqafuara duke dhënë mbështetje njëra tjetrës.
Tani në 2017-ën, fotografitë janë po aq emocionale sa herën e parë.
Vajzat duken të forta e të shëndetshme dhe prezantojnë më së miri ndërgjegjësimin për kancerin e fëmijëve.








