Lajmet e fundit

Festat e fundvitit e gjetën Lubizhden dhe qytetin e Malishevës në errësirë, me banorët që përdorin gjeneratorë për energji.
Mërgimtari Fatmir Morina thotë se situata është aq e rëndë sa u detyrua të largojë familjarët nga shtëpia. Kryetari i fshatit, Ziadin Paçarizi, paralajmëron pasoja të rënda ekonomike dhe sociale nëse mungesa e rrymës vazhdon, raporton Kiks Kosova.
Banorët kanë protestuar te zyrat e KEDS-it, por zgjidhje nuk është dhënë. Skënder Paçarizi tregon se kanë qenë 10 ditë pa rrymë dhe është detyruar të blejë tre gjeneratorë.
Edhe mërgimtari Agron Morina akuzon kompaninë e energjisë për neglizhencë. Banorët paralajmërojnë se nëse situata nuk ndryshon, fshati mund të zbrazet.
Ndiqeni më poshtë kronikën e Kiks Kosova: