Lajmet e fundit

Filmi venezuelian që flet për kaosin dhe dhunën në Karakas, “From Afar” apo “Nga larg” ka fituar çmimin “Luani i Artë” në Festivalin ndërkombëtar të Filmit, në Venecia të Italisë.
Regjisori i këtij filmi, Lorenzo Vigas është shprehur se ky film flet për një njeri të pasur që bëhet pjesë e një marrëdhënie seksuale seksuale me një të ri nga një prej bandave më të rrezikshme të qytetit.
Vigas ka thënë gjithashtu se këtë çmimin i’a dedikon vendit të tij, Venezuelës duke u shprehur se është i vetëdijshëm për problemet që ka vendi por sipas tij duke folur për to ato edhe mund të tejkalohen.
"Filmat duhet të ndihmojnë vendet e Amerikës Latine që të mësojnë nga gabimet e së shkuarës”, shtoi Vigas, transmeton Klan Kosova.
“The Clan” që është një triller kriminal i regjisorit nga Argjentina Pablo Trapero ka fituar “Luanin e argjendtë” si regjisori më i mirë.
Ky film sjell historinë e vërtetë të një familje të zakonshme nga Buenos Airesi, që rrëmbenin njerëz të pasur për t’u kërkuar shpërblime dhe i fshihnin ata në shtëpinë e tyre përpara se t’i vrisnin.
Çmimi i dytë i jurisë shkoi për komedinë amerikane “Anomalisa”, të regjisorëve Duke Johnson dhe Charlie Kaufman.
Ndërsa çmimin për aktorin më të mirë e rrëmbeu francezi Fabrice Luchini për rolin në filmin “L’Hermine” (I joshur) të regjisorit Christian Vincent.