Departamenti i Shëndetit në Utah thotë se ka një ndryshim të madh në normat e vaksinimit anti-COVID në varësi të shenjës suaj të zodiakut.
Të paktën, kjo është ajo që zyrtarët zbuluan kur analizuan të dhëna anonime për 1.2 milion banorë, duke ofruar një tabelë me shenjat më pak dhe më shumë të vaksinuar.
Rezultatet treguan se Luanët – me sa duket më të dhembshurit – ishin më të vaksinuarit, me 70 përqind, të ndjekur afër nga njerëzit me shenjën e Ujorit (67 përqind). Akrepat (shenja e yllit më të këqij, padyshim) erdhën të fundit – me vetëm 46 përqind të vaksinuar, ndërsa Virgjëreshat ishin të dytat prej fundit (me 50 përqind).
Ka një sërë mënyrash që ky studim mund të thotë më pak për natyrën bujare të Luanëve dhe më shumë për rëndësinë e shpërndarjeve të njëtrajtshme.
Për të kuptuar se sa përqind e njerëzve të secilës shenjë janë të vaksinuar, qarkut iu desh të gjente dy gjëra:
- Sa njerëz të secilës shenjë të Zodiakut janë vaksinuar: Qarku i Solt Lake e bëri këtë duke përdorur të dhëna anonime të shtetit. Kjo ka të ngjarë të jetë mjaft e saktë, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.
- Sa njerëz të secilës shenjë të zodiakut jetojnë në qark në përgjithësi: Ata e vlerësuan këtë duke parë shpërndarjen mbarëkombëtare të shenjave të zodiakut, duke përdorur të dhëna nga Universiteti i Teksasit-Austin. Pastaj ata supozuan se qarku i tyre do të kishte një shpërndarje të ngjashme.
Por shpërndarja se kur lindin njerëzit mund të ndryshojë nga shteti në shtet dhe akoma më shumë nga qarku në qark.
https://twitter.com/SaltLakeHealth/status/1450570095550517249?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1450570095550517249%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Flifeandstyle%2F2021%2Foct%2F23%2Fvaccination-rate-zodiac-sign
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.