30.06.2021 · përditësuar para 1831 dite1 min lexim
Regjisorja Luana Bajrami bashkë me filmin "Luaneshat e Kodrës" janë pjesë e kategorisë “Camera d’or”, apo "Kamera e Artë" të festivalit të Kanës, i cili është ndër më të njohurit në botë.
Për këtë çmim janë 31 filma dhe regjisorë konkurues ku në mesin e tyre është vetëm një shqiptare, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftimin e publikuar të festivalit thuhet se ky çmim shkon për regjisorin më të mirë, presidentja e ndarjes së këtij çmimi do të jetë aktorja franceze, Melanie Thierry.
Bajrami konkuron në listën "La Quinzaine des réalisateurs".
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.