Javën që lam pas, gazeta e famshme gjermane “Die Aktuell” shpërtheu me një lajm rreth Michael Schumacher. Në ballinën kryesore të resvistës FUNKE doli një “intervistë artificiale” e bërë me legjendën e Formula 1, Michael Schumacher i cili pati pësuar një aksident të rëndë 10 vjet më parë në skijim.
Anne Hoffmann, e cila ka qenë redaktore për gazetën që nga viti 2009, u detyrua të japë dorëheqje nga puna, pasi e la që lajmi për gjermanin të publikohet. Sipas një deklarate të premten e kaluar, ajo u lirua nga detyra menjëherë, pasi rreth kësaj çështje kishin reaguar edhe familjarët e Schumacherit.
“Die Aktuell” nuk e fshehu faktin se intervista e bërë në mënyrë artificiale nuk ishte një bisedë e vërtetë, por të paktën mbuloi në mënyrë konfuze autorësinë. Ndër të tjera burimi i revistës ishte: "Intervista ishte në internet”, në një faqe që ka të bëjë me inteligjencën artificiale.
Në të kaluarën, familja Schumacher ka ndërmarrë vazhdimisht masa kundër raportimeve për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher. Që prej aksidentit me ski në vitin 2013, gjermani është i izoluar, madje, detaje për gjendjen e tij nuk zbulohen asnjëherë nga familjarët.

●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.