Lajmet e fundit

Futbollisti i Napolit, Hirving Lozano, ka thënë se është i lumtur në Itali, pas spekulimeve se mund të kalojë te Newcastle United.
“Jam i përqendruar këtu”, ka thënë Lozano për Fox Sports.
“Spekulimet vijnë, kanë për të ardhur gjithmonë, ato gjithmonë shihen e nuk dëgjohen”.
“Por e vërteta është që jo, jam shumë i qetë. Nëse vjen koha, dhe koha do të vijë, por jo tani për tani, jam këtu me Napolin. Jam i fokusuar këtu, dhe do ta bëj më të mirën, si gjithmonë”.