Lajmet e fundit

Futbollisti i PSV Eindhoven, Hirving Lozano, ka thënë se e ka ëndërr që të luajë për Barcelonën.
“Kupa e Botës shkoi mirë për mua, dhe shumë klube erdhën që të më shohin. Është diçka shumë e mirë për mua”, ka thënë Lozano në një konferencë të hënën.
“E vërteta është, me Barcelonën, agjenti im më tha se ka interesim. Ai do t’i shohë opsionet që vijnë”.
“Për mua, do të ishte një ëndërr që të vij te ky klub i madh nëse e lejon Zoti në të ardhmen, por gjëja më e rëndësishme tani për tani është që te fokusohem në PSV dhe ta shijoj sa më shumë që është e mundur”.