Lajmet e fundit
Selektori gjerman beson se mesfushori i “klasit botëror” ka gjithçka duhet për të pasur sukses në Premier Leauge, pasi ‘Djajtë e kuq’ arritën marrëveshje me Bayern për ta transferuar.

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low ka thënë se beson se Bastian Schweinsteiger do të shkëlqejë në Premier League, duke komentuar kështu arritjen e marrëveshjes mes United dhe kampioni të Bundesliga për të transferuar mesfushorin.
Edhe United, si edhe drejtori ekzekutiv i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge njoftuan të shtunën se kapiteni i Gjermanisë do të largohet drejt ishullit.
Dhe Low nuk ka dyshime se Schëeinsteiger do të bartë formë që kishte në Bundesliga, që i mundësoi të fitojë tetë të tilla, një Champions dhe Kupën e Botës, tek skuadra e re.
“Basti është lider i padiskutueshëm dhe lojtar i klasit botëror, që mund të lë gjurmë tek çdo klub, përfshirë edhe Manchester United”.
“Për më shumë ai e njeh Van Gaalin”.
“E di se ai ende ka qëllime të larta. Në Angli do të ketë një sfidë të re”.
“Pres nga ai që të jetë edhe më lartë, pasi Gjermania ka shumë nevojë për lojën e tij”.
“Largimi i tij është humbje e madhe për Bayernin dhe Bundesligan”.