Lajmet e fundit

Trajneri Joachim Low, do të mbetet në krye të Gjermanisë, pavarësisht eliminimit të kampionit të botës në fazën e grupeve të "Rusia 2018".
Low i cili katër vjet më parë i kishte bërë kampionë bote, pati një kampanjë të tmerrshme me seleksionin e tij, dhe u kritikua për lënien jashtë të yllit të Manchester City-t, Leroy Sane.
“Përkrah kritikave legjitime të eliminimit tonë, në përgjithësi ndjej mbështetje dhe inkurajim”, ka thënë Low.
“Por tani dua që ta dizajnoj rindërtimin me përkushtim të plotë. Merr kohë, por gjithçka do të ndodhë në kohë për ta filluar stinorin e ri ndërkombëtar në shtator”.