Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, mendon se Juventus janë të aftë për të ndalur treshen sulmuese të Barcelonës Messi, Suarez, Neymar.
Të dy skuadrat sivjet kanë treguar lojë të mirë në fazën e mbrojtjes, kështu që finalja do të jetë një përballje mes dy mbrojtjeve më të mira në Evropë.
Megjithëse Barcelona ka zbarkuar si favorite në Berlin, Low mendon se ndeshja do të jetë e barabartë.
“Të gjithë e shohin si favorite Barcelonën, por unë mendoj se do të jetë ndeshje e nxehtë. Juventus di si të reagoj ndaj MSN”.
“Barcelona është në formë të mirë, për më shumë edhe e kompletuar. Prandaj mendoj se në fund mund të dalin fitues me një dallim të vogël. Ata janë ekip lojtarësh të mëdhenj”.
Low poashtu komentoi edhe anën taktike para kësaj ndeshje.
“Do të jetë një përballje sistemesh. Një ekip Italian që mbrohet mirë, kundër një ekipi spanjoll me një sulm po aq të mirë. Megjithëse Juventus nuk mbrohet sa ç’thuhet, sepse janë goxha të mirë edhe në sulm”.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.