Lajmet e fundit
Joachim Low pret që Gjermania t’ia dalë edhe pa Marco Reusin.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka kërkuar nga të përzgjedhurit e tij që të punojnë shumë për të plotësuar mungesën e Marco Reusit në përballjet e ardhshme, ndaj Polonisë dhe Skocisë.
Reusit i është përsëritur një lëndim në nyje nga që pritet t’a mbajë jashtë fushave të blerta për një kohë.
Ndërsa Gjermania vazhdon kualifikimet për Franca 2016, Low i ka kërkuar sulmuesve që të angazhohen më shumë për mbuluar mungesën e Reusit.
“Jemi të pafat pasi Reus u lëndua”.
“Jam i dëshpëruar që ai s’do të mund të luajë sepse ai na krijon shumë mundësi”.
“Megjithatë, kemi disa lojtarë që mund të luajnë në atë pozitë: Schurrle, Podolsi e Gotze. Të qenit të lëvizshëm nëpër pozita është një nga anët tona të forta”.